Deputeti socialist, Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.
Ndarja nga jeta e Finos i ka shuar për pak orë ndasitë politike. Njësoj si institucionet e tjera shtetërore dhe publike, edhe PD-ja ka ulur flamurin në gjysmë shtizë.




































