Google search engine
Home Rajoni Kosova Mbërrijnë 24 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID në Kosovë, ja...

Mbërrijnë 24 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID në Kosovë, ja nga cila kompani janë

0
265

Dozat e para të vaksinave antiCOVID-19 AstraZeneca nga COVAX, kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari” në Kosovë.

Bëhet fjalë për doza të vaksinës AstraZeneca. Kjo ardhje e vaksinave, do të përcillet me një ceremoni të organizuar, ku është pjesë edhe kryeministri Albin Kurti si dhe të tjerë përfaqësues zyrtarë të huaj e vendorë.

Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Bashkimi Evropian po ashtu ka premtuar se do të sjellë në Kosovë vaksina kundër sëmundjes COVID-19. Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here