Google search engine
Home Sport Rraklli: Ne mund të barazonim me Anglinë se ishim ekip i kompletuar....

Rraklli: Ne mund të barazonim me Anglinë se ishim ekip i kompletuar. Nëse shënojmë, e bën Manaj

0
268
Bildnummer: 00000658 Datum: 03.03.1996 Copyright: imago/Oliver Behrendt Altin Rraklli (Hertha BSC Berlin); Aufnahmedatum geschätzt, Vneg, quer, close, Schulterblick Hallenmasters 1996, Hallenfußball, Hallenturnier, Halle, Turnier, Masters Berlin Fußball Herren Mannschaft Deutschland Einzelbild Aktion Personen

Altin Rraklli ka qenë ndër ata lojtarë që ka pasur kënaqësinë që të shënojë në portën e Anglisë. Në vitin 2001, ish-sulmuesi i përfaqësueses i shënoi asokohe në atë ndeshje të shumëpërfolur në Tiranë golin që çoi rezultatin në 2-1 e më pas edhe një tjetër që do të barazonte ndeshjen, por iu anulua për një pozicion jashtë loje të paqenë, ndërsa sfida u mbyll 3-1.

Rraklli kujton se ajo ndeshje nuk ishte rastësi dhe nëse do të kishte përfunduar në barazim, do të ishte pasojë e faktit se Shqipëria atëherë ishte e kompletuar në çdo repart, ndërsa në “Sport Magazine” ka treguar se shpreson që të jetë e tillë edhe në takimin e të dielës.

“Ndeshje të tilla si me Andorrën patjetër që nuk janë të lehta, sidomos në ditët e sotme. Të gjithë përpiqen të luajnë, të gjithë mblidhen mbrapa, kundërshtarë të tillë janë shumë agresivë. Andorra ka qenë gjithmonë shumë agresive, edhe në kohën tonë.  Talentin që nuk e kanë e zëvendësojnë me agresivitetin për një shans për të arritur rezultat, e kanë kuptuar mirë.

Sa i përket ndeshjes nga ekipi ynë, të rëndësishme janë tre pikët, por kam përshtypjen se e kishin mendjen te ndeshja me Anglinë, u ruajtën pak, nuk është se dhanë maksimumin. Edhe për arsye të energjive që duheshin për ato ndeshje.

Kam përshtypjen se të dielën do të jetë më e bukur se ndeshja me Andorrën. Kanë ruajtur energjinë për atë ndeshje se një rast i tillë një here të vjen në jetë. Nëse do të kemi një shpresë në grup e kërkojmë kualifikimin, patjetër ndeshjet direkte do ta ndajnë vendin e dytë nëse e kapim apo jo. Unë mendoj se nëse kapim edhe vendin e tretë do të jetë sukses, se edhe Hungaria është po aq e fortë sa Polonia.

Shqipëria nuk ka pasur luksin dhe nuk e ka edhe sot të ndajë nga ana individuale ndeshjen. Edhe kur luajtëm ne kundër Anglisë, kishim skuadër, mund të përfundonte 2-2 por ishim të kompletuar si skuadër. Duhet të jemi të kompletuar, që të mos u japim shansin të na bëjnë dy gola shpejt, se pastaj nuk do të gjuash më në portë. Nëse i mban 0-0, shtohet nervozizmi e bëhen gabime, ndaj është e rëndësishme që të mbahet një 0-0.

Nëse shënojmë gol këtë herë, do ta shënojë Rei Manaj”, tha Rraklli. /vipsport.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here