Është nxjerrë i pajetë trupi i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar pas zjarrit që ra në një magazinë tek Casa Italia.
Sipas policisë tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandërprera, nga zjarrfikësit dhe shërbimet e policisë, mëngjesin e sotëm u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë, që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala.
Ish-deputetja Nora Malaj ka bërë një mesazh shumë prekës për humbjen në mënyrë tragjike të 32-vjeçarit.
“Per ty bir !
Une nuk të njoh personalisht , po njoh çdo qelizë tenden ne aktin mbinjerëzor që ti bëre !
Ti mund të ishe im bir , nipi im , nxenesi im apo studenti im , ti ishe njëri nga ne dhe nuk mendove për veten po për të tjerët . Ti hyre në flakë per te shpetuar jetë njerëzore !
Sot sakrifica jote përtej njerëzores , sublime , është modeli që nuk ka fjalë të përshkruhet !
Sa dua që ky lajmë të mos jete i vertetë !
Heroizmi yt sot është ngadhnjim mbi vdekjen !
Ti je heroi im sot , biri i të gjithë shqiptarëve !
E ndjej dhimbjen deri ne asht të shpirtit !
Ti na le pafjalë … Na le dhimbjen pranë !”, shkruan Nora Malaj.








































