Google search engine
Home Politike Humbi jetën mes flakëve, Ditmir Bushati: Arjani na dha një mësim të...

Humbi jetën mes flakëve, Ditmir Bushati: Arjani na dha një mësim të gjithëve

0
351

Pas një beteje tepër të vështirë me flakët si pasojë e materialeve që gjendeshin brenda magazinave, zjarrfikësit kanë mundur që të gjejnë trupin e 33-vjeçarit Arjan Sala.

Ditmir Bushati shkruan se Arjani na dha një mësim të gjithëve, se njerëz si ai, të pambrojtur, të harruar dhe larg zhurmës së hapësirës mediatike, janë heronjtë e vërtetë të Shqipërisë. 

“U prehsh në paqe Arjan Sala
Mirënjohje sakrificës sublime të këtij heroi të vërtetë, i cili shpëtoi jetën e dhjetra punonjësve, pa mundur të shpëtojë të tijën. Na dhe një mësim të gjithëve me këtë akt sublim Arjan, se njerëz si ty, të pambrojtur, të harruar dhe larg zhurmës së hapësirës mediatike, janë heronjtë e vërtetë të Shqipërisë. Njerëz me virtyte të jashtëzakonshme dhe vlera të larta humane.
Ngushëllime familjes! Faleminderit Arjan!”, shkruan Ditmir Bushati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here