Google search engine
Home Aktualitet E përplas makina teksa udhëtonte me biçikletë, plagoset 50-vjeçari

E përplas makina teksa udhëtonte me biçikletë, plagoset 50-vjeçari

0
249

Një 50-vjeçar është përplasur nga një mjet në orët e para të mëngjesit teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë. Sipas informacioneve paraprake të policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Asim Vokshi” në Tiranë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2021, rreth orës 07:40, në rrugën “Asim Vokshi”, mjeti me drejtues shtetasin A. Ll, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here