Google search engine
Home Bota Breton: Të gjitha dozat e vaksinës AstraZeneca do të mbeten në BE

Breton: Të gjitha dozat e vaksinës AstraZeneca do të mbeten në BE

0
248

Eurokomisioneri për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton konfiromoi sot se dozat e vaksinës AstraZeneca do të mbeten brenda Bashkimit Europian.

“Ne kemi mjetet dhe do të sigurohemi që të gjitha dozat e vaksinës AstraZeneca të qëndrojnë në Europë, derisa kompania të respektojë zotimet e saj ndaj Bllokut”, deklaroi ai gjatë një vizite në fabrikën e ndërmarrjes farmaceutike “Reig Jofre”, Barcelonë, që nga mesi i qershorit do të jetë përgjegjëse për mbushjen e vaksinës Johnson & Johnson.

Breton shtoi se Europa pritet të jetë lider botëror në prodhimin e vaksinave antiCOVID-19 deri në fund të vitit, me 52 fabrika që marrin pjesë në proces në të gjithë kontinentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here