Google search engine

    Arrestohet zyrtari i lartë, ja çfarë e fundosi

    0
    347

    Është arrestuar nga policia Agustin Gjini, drejtor i Sigurisë së Portit të Shëngjinit

    Informacione paraprake, bëjnë me dije se Agostin Gjini dyshohet se falsifikoi dokumentet duke tjetërsuar një sipërfaqe toke.

    NJOFTIMI I POLICISE

    Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin A. Gj., 56 vjeç, banues në Ishull Lezhë, për vepren penale “Falsifikimi i dokumenteve “.

    Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

    Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personave të tjerë te implikuar.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here