Google search engine
Home Politike Vijon pikiata e LSI/ Rënie drastike në Durrës, PD ka rritje por...

Vijon pikiata e LSI/ Rënie drastike në Durrës, PD ka rritje por PS mbetet forcë e parë, ja rezultatet e sondazhit

0
302

Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon të pësojë disfatë në zgjedhjet e 25 prillit. Edhe pse na ndajnë dhe 30 ditë, sondazhet janë ato që paralajmërojnë disfatë për partinë e Monika Kryemadhit. Dje u publikua sondazhi i radhës i MRB në bashkëpunim me “Euro News”, i cili është fokusuar në Durrës. Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, qarku i Durrësit do të votonte në këtë mënyrë: 43.3% e votuesve të anketuar do të votonin për Partinë Socialiste, 36.9% do të votonin për Partinë Demokratike dhe 5.4% do të votonin për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa 2.5% e tyre do të votonin partitë e tjera. Diferenca mes dy partive kryesore në qarkun e Durrësit shfaqet në nivelin 6.4%, shifër kjo më e ngushtë se në rang kombëtar ku është 10.6%. Votuesit e pavendosur për Bashkinë Durrës, Krujë dhe Shijak janë në masën 11.9%. Krahasuar me rangun kombëtar Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë një mbështetje më të lartë në Durrës, ndërsa LSI paraqitet me mbështetje më të ulët në Durrës sesa shkalla kombëtare. Sipas kësaj llogaritje PS merr 7-8 mandate; PD merr 6-7 mandate dhe LSI 0-1 mandat. Sondazhi u shtri në zonat urbane dhe rurale të qarkut të Durrësit ku u realizuan 660 intervista ballë për ballë gjatë periudhës 7-17 mars. Dimitris Mavros, drejtor i kompanisë MRB, më të cilën Euronews Albania ka bashkëpunuar për kryerjen e sondazheve të “Barometri Politik”, tha se ka një polarizim. Sipas tij Partia Socialiste dhe Demokratike po rriten ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim po ulet. Teksa solli në vëmendje se kush mund të jetë fituesi dhe me sa mandate, drejtori i MRB theksoi se në bazë të të dhënave ka një grumbull njerëzish që beson se PS-ja do të ketë më shumë se 71 mandate. Sipas zbulimit të sondazhit, Mavros tha se edhe të pavendosurit janë të prirur pozitivisht ndaj Partisë Socialiste. “Nuk treguat ende matricën sa i përket votës së besnikërisë, se cila parti do të fitonte. Nëse shkon te të pavendosurit, 20% e tyre thonë që PS-ja do donin që të ishte fituese dhe votuesit e LSI-së 32% ja japin PS-së dhe 38% ja japin PD-së”, shpjegoi Dimitris Mavros. Sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim është një faktor kyç dhe duket sikur për momentin partia mund të rritet. Drejtori i kompanisë prestigjoze të sondazheve, MRB theksoi se duhet analizuar me shumë kujdes në ç’drejtim do të shkojnë votuesit.

Detajet e tjera

Sondazhi zgjedhor “Barometri Politik” i “Euronews Albania” dhe “MRB” zbuloi se në qarkun e Durrësit 45.6% shohin si më të përshtatshëm për kryeministër Edi Ramën, përkundrejt 38.3% që mbështesin kryeopozitarin Lulzim Basha. Për kryeministrin aktual shifra është e njëjtë me atë të rangut kombëtar, ndërsa për Bashën mbështetja shfaqet më e lartë në qarkun e Durrësit se rangu kombëtar (32.2%). Shifra e atyre që u përgjigjën që nuk preferonin asnjë prej tyre ishte 15%, shifër kjo më e ulët sesa rangu kombëtar (19.2%) Pyetur lidhur me opinionin e tyre për tre liderët kryesorë të partive në zgjedhje, Rama, Basha, Kryemadhi dolën këto rezultate: Edi Rama – 53.6%; Lulzim Basha – 46.3%; Monika Kryemadhi – 25.4%. Qytetarët e Durrësit i vunë notë punës së qeverisë për tërmetin në sondazhin në fjalë. 60.6% e të anketuarve dhanë një vlerësim pozitiv për qeverinë socialiste në mënyrën si menaxhoi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa 39.4% e tyre negativisht. Ndonëse shumica e qytetarëve ishin të kënaqur me mënyrën e adresimit të pasojave, vetëm 16.9% e tyre u përgjigjën se puna ishte “shumë pozitive”, ndërsa të tjerët u përgjigjën disi pozitive. Lidhur me masat e marra nga qeveria për strehimin e qytetarëve të prekur nga tërmeti i nëntorit, mbizotëron një vlerësim pozitiv (64.5%), përkundrejt atij negativ (35.5%). Nga ana tjetër sondazhi zbuloi edhe vlerësimin e qytetarëve të Durrësit për përpjekjet që ka bërë Partia Demokratike sa i takon pasojave të tërmetit. 43.9% e tyre vlerësuan pozitivisht punën e PD-së ndërsa 53.7% e tyre e vlerësuan negativisht. Sipas të dhënave 38.7% e personave të pyetur në rang kombëtar u përgjigjën se puna e PD-së ka qenë pozitive ndërsa 56% e tyre dhanë një vlerësim negativ.

Vijon pikiata e LSI, pëson rënie drastike në Durrës, PD ka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here