Google search engine
Home Politike Tom Doshi i përgjigjet ambasadores Kim: Jam mbështetës i Amerikës dhe do...

Tom Doshi i përgjigjet ambasadores Kim: Jam mbështetës i Amerikës dhe do i kthej shpresën Shqipërisë! Korrupsioni, shqetësimi im më i madh

0
235

Tom Doshi, kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë i është përgjigjur për herë të parë ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, pasi kjo e fundit ka kërkuar vazhdimisht moskandidimin e tij në zgjedhjet e 25 prillit. Teksa ndezi motorët për fushatën elektorale, nga takimi me prezantimin e listës së kandidatëve të Tiranës, Doshi tha se ai është një mbështetës i Amerikës.

Kreu i PSD-së shtoi më tej se partia e tij është forca që dëshiron t’ju kthejë shqiptarëve shpresën dhe se për Doshin, korrupsioni është shqetësimi më i madh që ka. Përsa i përket Reformës në Drejtësi, Doshi shtoi se ai është njeriu kyç, që kjo Reformë kaloi në Parlament.

“PSD-ja është e vetmja forcë që do ‘tju kthejë këtë shpresë, pasi sipas tij, korrupsioni është shqetësimi më i madh! Unë jam një mbështetesës i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës pë rshqiptarët është reforma në drejtësi. Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament. PartiaSocialdemokrate e Shqipërisë do të jetë forcë e tretë politike në këto zgjedhje,”-tha Doshi.

Jo më larg se dy ditë më parë, ambasadorja Kim kërkoi që Doshi të përjashtohej nga zgjedhjet e 25 prillit. Ajo ripostoi vendimin e DASH, pas të cilit, kreu i PSD-së nuk mund të shkelë në SHBA, dhe pyeti qeverinë në mënyrë të drejtpërdrejtë: ‘Pse heshtni? Nga çfarë keni frikë?’, në lidhje me mos reagimin e tyre. Vetë Rama, deklaroi një natë më parë se Doshi është një ëngjëll para Berishës, Metës dhe Kryemadhit. Zyrtarisht, në një reagim për VOA, qeveria ka deklaruar se Doshi nuk është aleat i tyre dhe as nuk do të jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here