Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Lulzim Bashën për mitingun hapës të fushatës së zgjedhjeve, që PD-ja mbajti dje në sheshin “Nënë Tereza” nga Durrësi.
“A e patë çfarë rrëmuje u krijua dje? Ashtu është mënyra si janë ata, ADN-ja e tyre, uuu, oooo, yyyy, krijo një situatë agresive dhe e padurueshme, ata janë përçarës sepse kanë qenë gjithmonë minorancë pas 1992, e para dhe e fundit herë që kanë fituar” tha ai.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri bëri edhe disa batuta.
“S’e do Edi Ramën? Po pune e madhe fort, po pagën tënde e do? Do të çosh më shumë apo më pak? Nëse s’e do Edi Ramën, kaloje te sporti apo te ato telenovelat turke, ose shko te ajo përputhemi, përputhu edhe vetë atje. Por ti mos rreziko pagën tënde nëse nuk do Edi Ramën”.








































