Yuri Kim thirrje të vazhdueshme që mos të lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit/ Prokuroria bën lëvizjen urgjente për Tom Doshin

0
258

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar si të padëshiruar në SHBA, Tom Doshin.

Prokuroria ka nisur verifikimin për Tom Doshin, pas kërkesës së bërë nga KQZ për kandidatë që mund të kenë probleme me ligjin, dhe të jenë subjekt i dekriminalizimit.

Burime bëjnë me dije për Fax news, se Prokuroria i ka nisur një shkresë Departamentit Amerikan të Shtetit, ku i kërkon informacione në lidhje me aktivitetin e Doshit.

Doshi është shpallur “non grata” nga SHBA-të që në Prillin e vitit 2018, së bashku me familjen e tij, ndërkohë që ambasadorja Yuri Kim ka bërë vazhdimisht thirrje që ai të mos lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here