Google search engine
Home Politike Sheshi Skënderbej/ Situata 1 orë para nisjes së fushatës së partisë socialiste...

Sheshi Skënderbej/ Situata 1 orë para nisjes së fushatës së partisë socialiste (fotot)

0
392

Partia Socialiste do të presë përfundimin e mitingut të opozitës për të startuar zyrtarisht betejën e egër për finalen e madhe të 25 prillit 2021. Kryeministri Edi Rama i ardhur me urgjencë nga Stambolli pritet të jetë kryesuesi i fjalës në Sheshin Skënderbej, qindra metra larg “shtëpisë” së demokratëve, sheshit “Nënë Tereza”.

Deri më tani, atmosfera në sheshin Skënderbej është e qetë. Grumbullimet e para ende nuk kanë nisur. Ndryshe nga PD që zgjodhi që mitingun dhe grumbullimet ti organizojnë me makina, PS ka vendosur që të jetë më tradicionale.

Karrige shihen të vendosura në shesh, të ndara në 10 metra grumbullimi nga njëri-tjetri. Sakaq, ende nuk dihet kolona zanore e kësaj fushate. Fokusi i PS është shëndetësia dhe rindërtimi. Motorët janë ndezur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here