Mbërrin nga Turqia avioni ku ndodhen 192 mijë doza të vaksinës kineze anti-COVID

    0
    233

    Ka mbërrin nga Turqia avioni në të cilën ndodhen vaksinat kineze anti-COVID.

     192 mijë doza kanë mbërritur sot, e ndërsa kryeministri Edi Rama tha se janë siguruar në total 1 mln doza.

    Vaksina kineze po përdoret gjerësisht në Kinë edhe në disa vende të Europës, ndërsa agjencia europiane e barnave po kryen studime për të miratuar përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V.  Ndërkohë që më herët, Shqipëria ka siguruar rreth 90 mijë vaksina Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V. Nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi masiv për të moshuarit.

    Procesi i vaksinimit anti-COVID vijon që prej 11 janarit,  në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së djeshme janë kryer 2,302 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here