Google search engine
Home Politike “Disponoj një bisedë të regjistruar mes Sali Berishës, Azem Hajdarit dhe Edi...

“Disponoj një bisedë të regjistruar mes Sali Berishës, Azem Hajdarit dhe Edi Ramës”/ Blendi Fevziu del me paralajmërimin që pritet të tronditë politikën: Është brilante fare

0
248

Gazetari Blendi Fevziu bëri një paralajmërim të fortë mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’. Fevziu paralajmëroi se pas zgjedhjeve do të transmetojë një bisedë të rrallë mes Sali Berishës, Azem Hajdarit dhe Edi Ramës.

Ai u shpreh se biseda mes këtyre tre personaliteteve është regjistruar me zë dhe e quajti “brilante”. 

Por Fevziu deklaroi se ky material do të publikohet pas zgjedhjeve pasi sipas tij, nuk ka pse të përzihet me të tashmen sepse është çështje historike.

“Fitim kam gjetur një gjë brilante, do të të marr në studio kur ta shfaq, brilante fare, por e kam sekret. Kam gjetur një bisedë të Sali Berishës, Azem Hajdarit dhe Edi Ramës në 4 Janar 1991 në një studio piktori, e regjistruar me zë e gjitha. Do ta zbardh, por pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve do ta jap të gjithën. Para zgjedhjeve nuk e jap se ajo është çështje historike nuk ka pse përzihet me të sotmen”, tha Fevziu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here