Policia në Hollandë evakuoi të enjten zonën përreth parlamentit në Hagë. Media lokale raportoi se ishte bërë një kërcënim për bombë.
Autoritetet thanë se po hetonin vendin e ngjarjes por nuk dhanë ndonjë detaj shtesë mbi situatën.
Gazetarët në Twitter shkruan se atyre u ishte thënë të largoheshin nga ndërtesat, ku ata kishin qenë duke pritur për një konferencë shtypi në lidhje me rinisjen e bisedimeve për formimin e një qeverie pas zgjedhjeve kombëtare të javës së kaluar









































