Google search engine

    Meta kujton shtëpinë e gjyshit në Skrapar, aty ku u lind: U dogj dy herë nga pushtuesit, pas 25 prillit më duhet ta rindërtoj për herë të tretë

    0
    250

    Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar sot në ditën e lindjes shtëpinë e gjyshit të tij në Çepan të Skraparit, aty ku u lind më 24 mars 1969. Teksa publikon një foto të shtëpisë, Meta shkruan se kjo shtëpi u dogj dy herë nga pushtuesit.

    Ai zotohet se pas 25 prillit do ta rindërtojë për herë të tretë së bashku me kushërinjtë e tij.

    “Sot, në ditën e lindjes time kujtoj me nostalgji shtëpinë e gjyshit të madh, në Çepan të Skraparit, ku u linda më 24 mars 1969.

    Krenar, që linda në një shtëpi, që u dogj dy herë nga pushtuesit dhe u rindërtua më e madhe.

    Pas 25 prillit, më duhet ta rindërtoj për herë të tretë, së bashku me kushërinjtë e mi edhe në nderim të dhjetëra partizanëve të plagosur, të cilët kjo shtëpi i mirëpriti si Spital Partizan gjatë “Operacionit të Dimrit”.

    MALET TONA MË TË LARTA! ”, shkruan Meta.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here