Goditet grupi kriminal/ Arrestohen 3 persona pas 5 muajsh hetime. Ja çfarë iu sekuestrua në banesë pas aksionit blic

0
291

Në kuadër të operacionit të koduar “Bulevardi”, Policia e Elbasanit ka goditur një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta, kryesisht kokainë.

Policia me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se u arrestuan tre persona, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 2 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe 4 aparate celular. Operacioni u zhvillua pas 5 muajsh hetime.

Personat e arrestuar janë shtetasit: G. M., 34 vjeç, H. H., 44 vjeç dhe S. S., 54 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. S. u gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, një sasi fishkësh dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza. Nga hetimet e kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe në ngarkim të shtetasit S. S., edhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Goditet grupi kriminal/ Arrestohen 3 persona pas 5 muajsh hetime. Ja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here