Google search engine

    Rama takim me kandidatët e Tiranës, Manastirliu: Më 25 prill rinovojmë kontratën me shqiptarët, mbajtëm premtimet

    0
    246

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e katërta në listën e kandidatëve të PS-së në Qarkun Tiranë është shprehur e bindur në fitoren mazhorancës më 25 prill për shkak mbajtjes së premtimeve.

    “Jam shumë krenare që jam pjesë e një force politike që ka në gjak progresin.  Kemi përballuar 2 sfida të mëdha. Ne qëndruam në lartësinë e detyrës. Sikurse e kemi menaxhuar dhe vijojmë ta menaxhojmë çdo ditë këtë sfidë të pandemisë. Më datë 25 prill do të rinovojmë kontratën me shqiptarët pasi ne bëjmë atë që themi dhe premtimet i kthejmë në vepra. Falë edhe ekipit të Tiranës ne do t’ia dalim të jemi alternativa fituese”,

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here