Jozefina Topalli thotë se beteja e saj është të largojë nga politika kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta. Sipas saj PD është shkrirë nga marrëveshja e Ramës me Bashën.
“E kam gjetur veten duke buzëqeshur. Është një linjë partie që përcillet si propagandë.Mua nuk më impresionon, ai e bën për të impresionuar njerëzit që më rrethojnë. Është përdorur si një provë e atyre që kërkojnë vende të sigurta në Kuvend ndaj kryetarit. Jemi kthyer më keq se në kohën e Enver Hoxhës,. Unë jam për largimin e Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Të 3 merrem mirë vesh me njëri-tjetrin pavarësisht shantazheve që bëjnë në media, bëjnë pazare. Dua të kthej të djathtën reale që të dy bashkë e kanë shkrirë. Kjo është bërë në marrëveshjen e 2017-s, mes Bashës dhe Ramës. Unë si marr vota kujt. Ato vota që do të shkojnë te Basha, të shkojnë aty, ata që do vijnë te unë, të vijnë te unë”, tha ajo.









































