Google search engine

    Qeveria ‘Kurti 2’, ja kush janë emrat që pritet të jenë ministra!

    0
    213

    Qeveria Kurti 2 pritet që të votohet pasditen e së hënës, ndërkohë që disa prej emrave të kabinetit të ri qeveritar janë zbuluar nga mediat kosovare.

    Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deklaruar para mediave para votimit të Qeverisë së Kosovës dhe ka konfirmuar se tashmë është bërë caktimi i ministrave.

    “I di emrat e ministrave, së shpejti i merrni vesh edhe ju”, tha shkurtimisht ai. Pas seancës për konstituimin e Kuvendit, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka kërkuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër.

    Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer letrën me propozimin për kryeministër ushtruesit të detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca.

    Burime të Telegrafit brenda LVV-së kanë bërë të ditur që letra i është kthyer Konjufcës, ndërsa është konfirmuar se sot do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryeministrit.

    Emrat të cilët janë përmendur për pozitat e ministrave janë:

    Zëvendëskryeministër -Besnik Bislimi,

    Ministrinë e Punëve të Jashtme -Donika Gërvalla,

    Ministrinë e Punëve të Brendshme- Xhelal Sfeçla,

    Ministrinë e Arsimit- Arbërie Nagavci,

    Ministrinë e Shëndetësisë -Arben Vitia,

    Ministrinë e Bujqësisë -Faton Peci,

    Ministrisë e Kulturës-Hajrullah Çeku,

    Ministrinë e Drejtësisë -Albulena Haxhiu,

    Ministrinë e Financave -Hekuran Murati,

    Ministrinë e Tregtisë -Rozeta Hajdari,

    Ministrinë e Mjedisit -Liburn Aliu,

    Ministrinë e Pushtetit Lokal- Emilija Rexhepi.

    Nuk dihet ende se kush do të jetë ministri i Mbrojtjes, e po ashtu nuk dihet nëse do të ketë Lista Serbe post ministror.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here