Dua Lipa është tashmë një nga këngëtaret më të famshme në botë. Dje, ajo bëri të ditur se po shkonte për t’iu bashkuar fushatës së re të markës YSL.
- Mirëpo, në një video që po bën namin në rrjet, Dua shihet duke u larguar me stafin e saj, teksa një fans vjen me shpejtësi dhe mundohet të prekë këngëtaren.
Kjo bëri që ekipi të reagojë me shpejtësi duke e larguar fansin nga Dua Lipa dhe duke e ndihmuar atë të hyjë në makinë. Dua u largua pa lëndime, ndonëse dukej mjaft e frikësuar kur po largohej.










































