Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Mond Çekiçit në Durrës, shoqërohen...

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Mond Çekiçit në Durrës, shoqërohen 23 persona, ja çfarë u gjet në vendin e ngjarjes dhe dyshimet e forta të ekspertëve

0
254

Detaje të reja nga ekzekutimi mëngjesin e djeshëm i shtetasit Edmond Koçi në Durrës, i njohur me nofkën Mond Çekiçi, ish-anëtar i Bandës së Durrësit.

Gjatë natës u shoqëruan 23 persona me dyshimin se mund të kenë dijeni për vrasjen. Ndërkohë mësohet se në vendin ku u vra Koçi janë gjetur 35 gëzhoja.

Arma që është përdorur në vrasje është e llojit AK-47, e cila sipas ekspertëve dyshohet se është blerë jashtë vendit, pikërisht për eliminimin e anëtarit të bandës së Durrësit.

Koçi, i cili u qëllua me breshëri plumbash sapo doli nga banesa e tij, duhet të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë, pasi Gjykata e kishte liruar nga burgu, gjatë muajve të pandemisë, pasi ishte dënuar me pak vite burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here