Mbrëmjen e djeshme Shkodra u trondit nga një sul me armë zjarri.
Policia njofton se ka arrestuar dy vëllezërit e plagosur mbrëmë në fshatin Bardhaj të Shkodrës, Marjan dhe Hot Doçi 23 dhe 30 vjeç, pasi mes tyre dhe autorit të shpallur në kërkim ka pasur një shkëmbim zjarri.
Dy vëllezërit Doçi u plagosën ndërsa udhëtonin me makinën e tyre tip “Audi”, ndërsa ndodhen të shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia gjithashtu mësohet se po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ndërsa bëri të ditur se ka identifikuar një nga autorët e dyshuar. Besmir Perkola i cili është shpallur në kërkim nga ana e policisë. Dy të plagosurit kanë lidhje me Gentian Doçin , i cili është i shpallur në kërkim për zhdukjen e Jani Prengës. Kjo është edhe pista kryesore ku po heton policia.
Por një tjetër pistë e hetimit, sipas Policisë, kjo ngjarje lidhet edhe një zënkë e çastit mes dy vëllezërve Doçi dhe Besmir Perkolaj në një nga lokalet e fshatit Bardhaj. Kjo mësohet të ketë qene arsyeja që ka çuar deri në plagosjen e dy vëllezërve Marjan dhe Hot Doçi.
Pas zënkës ai është larguar dhe ka shkuar ka marrë armën dhe me pas ka organizuar priten ndaj dy vëllezërve, të cilët kanë qenë duke u kthyer në shtëpinë e tyre ne lagjen Fermentim te Shkodrës.
25-vjeçari Besmir Perkolaj banues në fshtin Bardhaj pasi ka qëlluar me arme zjarri automatik ndaj mjetit “Audi” është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. Në vend ngjarje policia ka gjetur 11 gëzhoja. Dyshohet se në plagosjet e djeshme janë përfshirë disa persona.








































