Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së dy vëllezërve Doçi mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Autori është Mesmir Perkoka, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës me të cilin po udhëtonin vëllezërit Hoten dhe Marjan Doçaj, duke i plagosur të dy.
Fatmirësisht vëllezërit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit.









































