Google search engine

    Arrestimi i autorit të vrasjes së Kastratit, policia jep detaje: Sapo ka parë efektivët…

    0
    316

    Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Albert Zajës, autorit të vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier, ngjarje e ndodhur më 1 shkurt.

    Operacioni i Policisë është zhvilluar në Nikël pas lokalizimit të autorit të ngjarjes. Sapo ka parë efektivët ai ka tentuar të fshehë armën që mbante me vete në baltë dhe të arratisët, por është prangosur.

    NJOFTIMI I PLOTE
    Policia e Shtetit

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Nikla”.

    Operacioni nga Forcat Speciale “RENEA”.

    Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier.

    Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë që e posedonte 37 vjeçari.

    Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së datë 01.02.2021 dhe kapjen e autorëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për vendodhjen e një prej autorëve të vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Nikla”.

    Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk të Krujës, Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Albert Zaja.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here