Google search engine
Home Lifestyle Zbulohet hyrja më e re e “Për’puthen”, ky është ish futbollisti i...

Zbulohet hyrja më e re e “Për’puthen”, ky është ish futbollisti i njohur që do ti bashkohet emisionit

0
251

Para disa ditësh në “Për’puthen” janë hapur audicionet e fundit për këtë sezon.

Mësohet se hyrja e re do të jetë djali nga Kavaja, Elton Maksuti. Këtë lajm e ka bërë vetë ai nëpërmjet një fotoje të publikuar në “Facebook” ku ka publikuar kontratën e nënshkuar me televizionin “Top Channel”.

26 vjeçari ka qenë ish-portier tek skuadra e Besës së Kavajës. 
Krahas fotos, ai ka shkruar:

“Ju ftoj të më ndiqni në emisionin “Për’puthen” në ditët në vazhdim në Top Channel.”

Në faqen e parë të kësaj kontrate shkruhej:

“Pranoj që kusht i pjesëmarrjes në programin “Për’puthen” është që të paraqitem çdo ditë në oraret e caktuara, të njoftuara nga autorët e programit për rregjistrimin tim si “pjesëmarrës” dhe pranoj që do të përfshihem në të gjithë kohëzgjatjen e programit përsa më kërkohet nga Autorët apo Përfaqësuesit e televizionit”.

Emisioni reality “Për’puthen” ka thyer rekorde shikueshmërie dhe është kthyer në një ndër emisionet më të komentuar në media e në rrjete sociale.

Të rinjtë që po njihen para kamerave me njëri-tjetrin janë personazhet më të njohur të momentit dhe “kostoja” e famës së tyre është fakti që duan apo s’duan, ata komentohen për gjithçka.

Kujtojmë se “Për’puthen” ka nisur edicionin e ri ku pjesë e tij janë beqarët mbi 40-të vjeç.

Zbulohet hyrja më e re e “Për’puthen”, ky

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here