Shoferi i Edmond Çekiçit ka dëshmuar për vrasjen që ndodhi ditën e sotme në Durrës.
Ai tha se personat që kanë bërë atentatin ndaj Edmond Koçit ose siç njohej ndryshe Mond Çekiçi pjesë i bandës së Durrësit, ishin të maskuar me kapuça dhe shall
Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së babait të Çekiçit. Shoferi ka treguar se ka arritur t’i shpëtoj ngjarjes sepse ishte larguar me vrap, teksa tha se kishte pak kohë që punonte për Edmondin dhe se nuk e dinte se ai kishte konflikte.
”Nuk i kam parë, nuk i njoh kush ishin. Unë kisha pak kohë shofer i Mondit. Në mëngjes pranë shtëpisë së babait të Mondit na preu rrugën një makine e zezë Benz. Ata ishin të maskuar me kapuça dhe shall. Dola menjëherë nga makina dhe ika me vrap tek rrugica ngjitur që është aty ku kishim ndaluar. Po të kisha qëndruar do më kishin vrarë edhe mua. Unë nuk di kush ka patur konflikt me Mondin,” tha shoferi.
Kujtojmë që Edmond Koçi u ekzekutua pranë banesës së prindërve të tij mëngjesin e sotëm. Shoferi i tij ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe u ka treguar efektivëve të Policisë gjithë dinamikën e saj. Atentatorët i kanë prerë rrugën Koçit dhe shoferit të tij. Kur Mond Çekiçi ka dalë nga makina për të sqaruar ngjarjen, ai është ekzekutuar.
Në periferi të qytetit të Durrësit, në Katund-Sukth, është gjetur i braktisur dhe i djegur një mjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet se u përket autorëve. Në makinë është gjetur edhe arma e krimit tip kallashnikov. Po ashtu, edhe tragat e mjeti me të cilin autorët kryen krimin rezultojnë të vjedhura në Tiranë.









































