Tronditet qyteti/ Ky është ish-anëtari i bandës së Lul Berishës, që u vra sot. E shkuara e errët e viktimës që kishte biznese të fuqishme në Portin e Durrësit (DETAJET)

    0
    275

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Edmond Koçi apo Mond Cekici, ka një histori të kaluar kriminale me bandën e Durrësit.

    Ai në shtatorin e vitit 2020 përfundoi në prangat e policisë, madje njihet se administron disa shërbime në Portin e Durrësit. Në hije, flitej se ishte pronar i tyre. Ai ka 32.5% të kompanisë së fuqishme që merret me ngarkim shkarkim në portin e Durrësit.

    Në shtator 2020 u arrestua për armëmbajtje pa leje. Dhe doli para gjykatës për këtë akuzë. Por, Edmond Cekici, gjendej jashtë dyerve të burgut, pasi u tha që Cekici ishte i infektuar me Covid-19. 

    Ka qenë pjesë shoqërore e Lul Berishës, Emiliano Shullazit, Plarent Dervishit, Marjel Fierzës, Julian Mecajt, Bashkim Haxhiajt e personave të tjerë.

    Disa herë është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Një tjetër arrestim dhe dënim e ka pasur edhe në 2009 me dy vite burg.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here