I prenë rrugën, zbulohet si u ekzekutua sot në Durrës ish-anëtari i bandës së Lul Berishës

0
192

Një atentat është shënua mëngjesin e sotëm në Durrës. Viktimë ka mbetur Edmond Çekiçi, i njohur si ish-anëtar i bandës së Lul Berishës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16, Durrës rreth orës 08:40, pranë Drejtorisë Arsimore  Durrës. Ndaj 40-vjeçarit është qëlluar me armë zjarri, ndërsa ka mbetur i vdekur në vend.

Mësohet se Edmondi udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Në këtë moment ka dalë shoferi i Edmondit për te pyetur çfarë po ndodh.

Ndërkohë, një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin dhe janë larguar me një mjet tip Benz  me targa të vjedhura  në Tiranë, i cili është braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here