Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur mëngjesin e së shtunës (20 mars) në Theologos, Evia nga gruaja dhe vëllai i tij, sipas mediave greke.
Sipas dëshmive, 35-vjeçari u gjet i varur në një pemë, ndërsa të njëjtat burime raportojnë se ai ndihej fajtor “ngaqë solli koronavirusin në shtëpi”.
35-vjeçari është babai i një vajze të vogël. Familja e tij jetoi për disa vite në fshatin e Komunës së Dirfion, Messapia.








































