Google search engine

    Aksidenti misterioz:24-vjeçari shqiptar dhe rumuni gjenden të vdekur dhe të zhveshur, njërit i ishte prerë koka

    0
    288

    Dy rinj kanë vdekur ndërsa një 33 vjeçar është plagosur në një aksident rrugor në dalje të Los Narejos drejt Kartagjenës në Spanjë.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, kohë kur ndalimi i qarkullimit është në fuqi.

    Por, ajo që e bën të dyshimtë aksidentin, është fakti se dy të vdekurit janë gjetur lakuriq në rrugë dhe njërit i ishte prerë koka.

    Të dy trupat, siç shkruajnë mediat spanjolle, kanë shenjta të qarta të gjymtimit.

    Viktimat janë të moshës 24 vjeçare dhe njëri është nga Shqipëria, ndërsa tjetri nga Rumania.

    Drejtuesi i njërës prej makinave po udhëtonte drejt Kartagjenës kur u përplas me automjetin tjetër, që ishte ishte ndalur në rrugë dhe me dritat e fikura.

    Përplasja ishte aq e fortë se dy makinat u zhvendosën disa metra nga vendi ku ndodhi goditja.

    Përveç kësaj, trupat ishin jashtë automjetit në kohën e aksidentit.

    Hipoteza kryesore e hetuesve është se njëra nga automjetet pësoi një defekt në mes të rrugës dhe dy personat brenda saj dolën dhe makina tjetër i përplasi ata.

    Sidoqoftë, hetuesit nuk përjashtojnë ndonjë hipotezë tjetër, pasi viktimat ishin të zhveshur.

    Ka dyshime se ngjarja mund të jetë e lidhur me krimin e organizuar dhe do të jetë autopsia për viktimat që do të zbulojë përfundimisht shkakun e vdekjes, ndërsa hetimet vazhdojnë nëse kishte ndonjë automjet të tretë të përfshirë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here