Profesoreshë Najada Çomo nuk është më pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Nuk dihet nëse është larguar pas impenjimeve të shumta që do të ketë tani që fillon fushata zgjedhore, apo për arsye që të mos politizohet ky institucion, duke qenë se znj.Çomo kandidon për deputete dhe është renditur e dyta në listën e Tiranës, pas Luljeta Bozos.
Ky largim i Çomos vjen pak ditë pasi dhe mjeku Tritan Kalo u largua nga Komitetit, të cilin e akuzoi për të politizuar.
Profesoreshë Najada Çomon e zëvendëson shefja e Shërbimit të Reanimacionit Pediatrik në QSUT, znj.Ermira Kola, ndërsa Tritan Kalon e zëvendëson mjeku infeksionist Dhimitër Kraja.