SPAK kërkon 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Organi i akuzës ka kërkuar që Adriatik Llalla të dënohet me 2 vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë. Madje, prokurorët kanë kërkuar që ish-kryeprokurori të përjashtohet nga shërbimet publike për 5 vite.
Llalla përfiton nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe për këtë arsye i mbeten 1.4 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik, ky i fundit si dënim plotësues.
Adriatik Llalla akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Në seancën e sotme, ai nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj. Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 prill.









































