Google search engine
Home Politike Dekretimi i katër anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë nga Meta,...

Dekretimi i katër anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë nga Meta, Soreca: Procedoni me shpejtësi për emërimet e mëtejshme

0
229

Dekretimi i katër anëtarëve të rinj të GJL nga Meta, Soreca: Mirëpresim emërimet nga Presidenti, BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar pas dekretimit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta të 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Soreca përshëndet emërimin dhe thekson se është e rëndësishme të procedohet me emërimet e mëtejshme në Gjykatë.

“Ne mirëpresim emërimin nga Presidenti Ilir Meta të 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit nga KLGJ. Tani është e rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ për të ndjekur këtë objektiv”, deklaron ambasadori i BE Luigi Soreca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here