A do të votojnë të infektuarit me COVID-19? Ilirjan Celibashi zbulon çfarë është vendosur

0
232

Nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot, 33946 qytetarë shqiptarë që janë me COVID-19 nuk do të votonin.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur shpreh se të gjithë personat e infektuar, që janë karantinuar në shtëpi apo trajtohen në spital nuk do të votojnë.

“E ka përcaktuar Kodi Zgjedhor. Nëse do të votosh do të duhet të paraqitesh në qendrën e votimit, nuk e kemi sistemin për dërgimin e kutive në shtëpi” tha ai.

Po në spitale, a ekziston mundësia që të bëhet e njëjta gjë si me të burgosurit? Edhe këtë ide, Celibashi e përjashtoi. “Si për rastin e burgjeve dhe spitaleve, Kodi përcakton ngritjen e qendrave të posaçme, por në rastin e situatës së COVID problemi nuk është kaq i thjeshtë, pasi kemi të bëjmë me një virus infektues dhe në cdo rrethanë, unë nuk jam ekspert…”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here