Google search engine
Home Politike Tahir Muhedini shpërthen ndaj Shpëtim Idrizit: Mbron interesat dhe jo çështjen çame,...

Tahir Muhedini shpërthen ndaj Shpëtim Idrizit: Mbron interesat dhe jo çështjen çame, lufton vetëm për drejtori, ha darka me “vangjelistët”

0
365

Kandidati i Partisë Socialiste, Tahir Muhedini ka reaguar dje mbi vendimin për të kandiduar në listën e socialistëve të Tiranë. Ai renditet i fundit në kryeqytet dhe përmes një statusi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka dalë në këto zgjedhje jo për interes, por për të mbajtur gjallë kauzën çame. Por ai duket se nuk ka kursye kritikat për Shpëtim Idrizin, i cili sot kandidon në lista e PD. Sipas Muhedinit çështja çame nuk mund të shitet dhe të blihet. “Kur 139 deputetë mbajtën një minutë heshtje në kuvend, për martirët tanë të vrarë gjatë gjenocidit, “Zotëria”, qëndronte ulur duke nëpërkëmbur të gjallët po e po, por dhe të vdekurit. Si njëri prej jush nuk mund të dakordësohem duke harruar të përfaqësojë çamët në Vlorë, Fier, Durrës , Patos, Elbasan, Cërrik, Rrogozhinë, Peqin, Delvinë, Sarandë, Sukth, Shijak, Berat, Lushnje, Konispol dhe Tiranë, duke zhbërë me një marrëveshje punën e viteve të tëra. Ashtu si ju nuk përfaqësohem nga celula e drejtorëve të partisë, që të gjithë bashkë e ngritëm dhe të tjerët e trajtojnë si prone,për të arritur të ashtuquajturat “mandate të sigurta”. Ashtu si ju, ato emra nuk përfaqësojnë asnjë qelizë tonën. Veprat dhe abuzimin që i kanë bërë për vite me radhë emrit dhe kauzës, sepse as në ëndrrën më të mirë se kemi menduar që me policinë ndërtimore, doganat, agjencinë e ushqimeve, peshoret apo akcizat mund të afroheshim qoftë edhe një hap më tepër me kauzën tonë dhe të unifikoheshim për tu bërë të pandarë”, tha Muhedini. Sipas tij, PDIU dhe Shpëtim Idrizi kanë menduar për poste dhe aspak për Çamërinë. “Unë ashtu si ju, nuk vendosa të kandidoj në listën e PS për të përcarë votat tona ,apo vullnetin, apo për ti shërbyer Kryetarit të partisë në llogarinë e tij të numrave, thjeshtë gjeta një dritare të hapur ku një kusht e kisha të panegociushëm, Çamërinë, me vetëdijen se mandatin dhe peshën politike e marr nga ju, jo prej negociatave me kryetarët apo liderët, si dhuratë për ta ngritur kartonin çdo herë që kërkohet në këmbim të ndonjë ISSH ose Inspektorati Ndërtimor. Ashtu si ju, mendoj se Orlando Rakipi, Nimet Musai, Tatjana Pirro, Teuta Rama, Marsida Hyseni janë një pjesë e krenarisë së komunitetit tonë çam”, tha ai. Muhedini ka ironizuar kandidimin e Idrizit në të njëjtën listë me përfaqësuesin komunitetit grek, Vangjel Dule. “Me kontributin e dhënë ndër vite në shoqëri e kudo tjetër, me gatishmërinë për ti qëndruar njerëzve pranë, bagazhin intelektual si dhe patriotizmin e ngulitur, i bën faktorë dhe detyron këdo tjetër të tregojë respekt, dhe në asnjë rrethanë s’mund të pranojmë përbuzjen, harresën e historisë dhe darkat Vangjeliste, në tryezat e përbashkëta, edhe sikur të gjithë të mirat e kësaj bote të servireshin, disa linja si kalojmë dot. Unë ashtu si ju gjendëm përballë disa zgjedhjeve të mira, por vetëm një zgjedhjeje të gabuar e të pamoralshme, asaj zgjedhje ku xhelati darkon me viktimën ndodhur në 1944, dhe unë sikurse ju me krenari e vendosmëri i refuzoj”, thekson ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here