Google search engine
Home Politike Si e kaloi COVID-19? Berisha tregon për herë të parë medikamentet që...

Si e kaloi COVID-19? Berisha tregon për herë të parë medikamentet që ka përdorur gjatë infektimit me koronavirus

0
219

Për herë të parë, ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, në një intevistë për ‘ABC’ ka deklaruar se e ka kaluar koronavirusin. Ai është shprehur se virusin e ka kaluar si një grip në një formë të zakonshme, ndaj kjo është dhe arsyeja se përse nuk e ka bërë publike.

Teksa ka treguar gjithashtu se është trajtuar me antiviral dhe Remdesivir.

Gjithashtu Berisha ka bërë apel që të gjithë të zbatojnë karantinën, pasi sipas tij është mënyra më e mirë për të eleminuar përhapjen e Covid.

“Unë kalova një grip në formën më të zakonshme. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë që unë nuk e bëra publike, Unë thash nëse kjo kalon në stadin e rrufave të zakonshme unë nuk do ta bëj publik. Unë pata vetëm një shenjë që ishte një rrufë disa ditore dhe dy ditë kam pasur një temperaturë prej 37 e gjysmë. Në shkurt unë kam punuar çdo ditë njëlloj, nuk më ka cënuar aftësinë për punë.

Unë shumë herë kam pasur shumë karantina pasi kisha kontakt me persona që kishin takuar të infektuar me koronavirus. Aspekti më i vështirë ishte procesi i karantinës, ajo duhet të zbatohet dhe duhet të jemi seriozë. Edhe po të më ofrojë nuk do e bëj. Vaksinën do e bëj kur të vijë grupmosha 76 vjeçare më 15 tetor, para kësaj date dhe moshe nuk do të bëj vaksinë. Kam përdorur mjetet më të zakonshme si në çdo rrufë dhe për pesë ditë kam përdorur Remdisiver dhe anti viral, pasi mjeku më tha se do të shkurtojë kohën. Unë e kalova në formën më të lehtë”, ka thënë Berisha në ABCNews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here