Sjellja dhe pozicionimi i Presidentit Ilir Meta, që kulmoi pak ditë më parë në zyrat e FRD-së, e riktheu edhe njëherë në protagonist kryesor përballë shumicës qeverisëse.
Analisti Mentor Nazarko ka treguar se çfarë fshihet pas lëvizjes së kreut të shtetit.
“Presidenti po sillet në një situatë të pazakontë. Ajo që duket është që e ndihmon LSI-në që të protagonizohet, pasi duket se zonja Kryemadhi nuk e ka aftësinë për ta energjizuar fushatën e LSI-së, duke e personalizuar me një figurë të fortë që ndikon opozitën.Ai ia çon frytet partisë së tij të origjinës, natyrisht e hijëzon zotin Basha, që ka zgjedhur këtë fazë të fushatës që të jetë më i qetë, ndonëse po i jep trend rritës PD-së dhe zoti Meta sheh me shqetësim një skenar të mundshëm për koalicion të mundshëm PS-PD, po sheh shumica e sondazheve, LSI duket se po bie dhe votat e saj po kthehen në “vathën” e PD-së” tha Nazarko .









































