Një përplasje fizike ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, mes kandidatit për deputet të PD, Luçiano Buçit dhe biznesmenit Gjergj Luca.
Mësohet se konflikti ka ndodhur në një lokal, por nuk dihen shkaqet.
Si kandidati për deputet edhe biznesmeni kanë bërë denoncimet e tyre në Prokurori për ngjarjen.









































