Google search engine
Home Aktualitet Përdorimi i Astrazenecas/ Vendimi i EMA-s: Është një vaksinë e sigurt dhe...

Përdorimi i Astrazenecas/ Vendimi i EMA-s: Është një vaksinë e sigurt dhe efektive

0
212

Agjencia Evropiane e Barnave doli në përfundim pasditen e sotme në mbledhjen që po zhvillohet, se Astrazenca është një vaksinë e sigurt dhe efektive.

Kryetarja e EMA-s, Emer Cooke tha se vaksina Astrazeneca është një vaksinë e sigurt me 68% efektivitet.

“Astrazeneca është një vaksinë e sigurt me 68% efektivitet. Kemi ngritur një grup ekspertësh për këtë çështje. Po vaksinohen miliona persona. Çdo rast që ka ndodhur është verifikuar. Konkulzioni i sotëm është që kjo vaksinë do të na ndihmojë që të arrijmë të luftojmë pandeminë e COVID-19. Përgjegjësia jonë është që të dalim në përfundimin se cilat janë efektet anësore të kësaj vaksine”, tha ajo.

Mjekja Sabine Straus tha gjatë mbledhjes se janë mbi 18 milionë të vaksinuar me Astrazeneca dhe ka pasur shumë pak raste me efekte anësore.

“Janë 20 milionë të vaksinuar me Astrazeneca dhe janë raportuar 7 raste me efekte anësore. Vetë të prekurit me covid kanë kaluar tromboza apo gjendja pasi njerëzit kalojnë covidin, pra post covid gjithashtu ka pasur raste të trompozës. Tromboza ka ndodhur në grupe specifike, e sidomos tek gratë e vajzat e reja”, tha Straus.

Sipas EMA-S, përfitimet ende tejkalojnë rreziqet për vaksinën anticovid Astrazeneca, pavarësisht lidhjes së mundshme me mpiksje të rrallë të gjakut me trombocite të ulëta.

Komiteti konfirmoi se vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të mpiksjes së gjakut (ngjarje tromboembolike) tek personat që e marrin atë.

Nuk ka asnjë provë të një problemi në lidhje me grupe të veçanta të vaksinës ose me vendet e veçanta të prodhimit.

Sidoqoftë, vaksina mund të shoqërohet me raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut të shoqëruara me trombocitopeni, pra nivele të ulëta të trombociteve të gjakut, elemente në gjak që e ndihmojnë atë të mpikset me ose pa gjakderdhje, përfshirë raste të rralla të mpiksjeve në enët që lidhen me trurin.

Këto janë raste të rralla – rreth 20 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe EEA kanë marrë vaksinën që prej 16 Marsit dhe EMA ka shqyrtuar vetëm 7 raste të mpiksjes së gjakut dhe 18 raste të CVST.

Një lidhje shkakësore me vaksinën nuk është e provuar, por është e mundur dhe meriton analizë të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here