Në “Për’puthen” pati një takim 4 minutësh, mes Rinianit dhe Sindit, pasi kjo e fundit kishte shprehur dëshirën për të pasur një takim me djalin nga Mirdita gjatë kësaj jave. Sindi shprehu hapur pëlqimin për Rinianin, duke thënë se i vijnë shumë këndshëm batutat që ai bën. Mirëpo Riniani nuk pranoi që takimi mes tyre të vazhdonte për 4 minuta të plota, pasi pa u stepur fare tha se nuk ka tërheqje ndaj Sindit.
Ai i tha Sindit se nuk e shikon dot si partneren e tij të ardhshme dhe se ata të dy mund të jenë thjesht dy miq shumë të mirë. Pas fjalëve të Rinianit takimi u mbyll brenda më pak se 3 minuta.








































