Kandidati për deputet i PS në Qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj deklaroi se synimi për garën e 25 prillit është sigurimi i 4 mandateve.
Beqaj u shpreh se ky është një rezultat i arritshëm për PS, duke marrë parasysh skuadrën dhe vizionin e saj.
“Për ne në Shkodër, katër është objektivi bazë dhe pesë është objektivi optimal. Ne jemi të bindur që kemi skuadrën e kandidatëve dhe vizionin tonë që katër është një rezultat normal, i arritshëm për PS. Synimi kryesor i yni është marrja e katër mandateve, përtej emrave të përveçëm”, tha Beqaj në Vizion Plus.









































