Në zonën e Laprakës në Tiranë është grabitur ditën e sotme një depo farmaceutike. Bëhet me dije se grabitësit nuk janë identifikuar akoma, por Policia është vënë në kërkim të autorëve.
Fillimisht ata kanë thyer depon në momentin që aty nuk ka pasur njerëz dhe kanë grabitur ilaçe me vlerë 1.8 milion lekë (të reja). Mësohet se në fokusin e grabitësve kanë qenë kryesisht Vitaminat C.
Pronari i depos ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.








































