Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka komentuar deklaratën e saj të fortë në vitin 2005
Topalli ishte e ftuar në emisionin “Opinion” së bashku me Gramoz Ruçin dhe Skënder Gjinushin, por gjatë debatit ajo u shpreh se “Gramoz Ruçi, faji i Sali Berishës ishte që nuk i dha plumbin në ballë atyre që ishin me Zani Caushin dhe kushërinjve të Gjolek Malajt.”
Pas 16 vitesh Topalli tregon nëse është kritikuar nga ish-kryeministrin Sali Berisha dhe si e pritën këtë deklaratë mbështetësit e PD
Pjesë nga intervista për Opinion:
Topalli: Fillimisht më kanë kritikuar.
Fevziu: Berisha çfarë tha?
Topalli: Asnjë fjalë, asnjë. Ishte diskutuar në rrethet e gazetarëve se Jozefina gaboi për fushatë, pastaj thanë shiko në fakt elektrizoi mbështetësitë. Përtej frazave, ndoshta duhet të shkojmë tek thelbi. Fushat nuk është një shoë kush e bën më bukur fushatën elektorale. Në fushatë ka një dozë të caktuar ku politikani mundtë ndikojë në opinionin publik dhe që do të ndikojë në votime.









































