Google search engine

    “Demokrat i kamufluar si socialist”, Rama prezanton kandidatin ‘e veçantë’ të PS në Shkodër: E pa ai që djalli nuk është aq i zi sa duket nga kulla e PD!

    0
    248

    Kryeministri Edi Rama duke prezantuar kandidatët për Shkodrën, ku veçoi Benet Becin, kreu i KESH, si një demokrat siç tha ai i kamufluar si socialist.

    I renditur i treti në listën e Shkodrës, kreu i qeverisë tha se prej kohësh Beci ka qenë një urë lidhëse për të punuar me bashkitë e djathta, por vetëm në Shkodër nuk çau dot.

    ‘E pa ai që djalli nuk është aq i zi sa duket nga kulla e PD, nuk i kam kërkuar të bëhet socialist, por të bëjmë parkun e energjisë diellore te rezervuari i vaut të dejës, të bëjmë rrugë, të hapim vijë lundruese mes Komanit dhe lart, takimet e mia me Benetin ishin 10 minuta menaxhimi i kaskadës, dhe 40 minuta ishin turizmi, Shkodra, dhe mendova që me gjithë eksperiencën e tij , një bashkëpunim i mirë, një demokrat jo tifoz që i vihet në dispozicion kauzës, pse jo mos të jetë në skuadrën tonë.’-tha Rama.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here