Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Barrikadave në Tiranë. Një makinë tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë, e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.
Nga pamjet duket se drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime të rënda. Sakaq pritet që policia të hedhë dritë mbi ngjarjen.








































