Një 64-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në lagjen “Partizani” në Vlorë.
Policia thotë se nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk ka shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvrasja.
“Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e shtëpisë së tij shtetasi F. M., 64 vjeç.
Policia njofton se nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, përveç asaj të shkaktuar nga vetëvrasja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.









































