Google search engine
Home Politike Vaksina ruse dhe kineze në Shqipëri? Ministrja Manastirliu: Po negociojmë për vaksina...

Vaksina ruse dhe kineze në Shqipëri? Ministrja Manastirliu: Po negociojmë për vaksina të sigurta

0
238

Qeveria shqiptare ka miratuar një akt normativ që i hap rrugën negociatave me vende të ndryshme prodhuese të vaksinave kundër Covid-19, përfshirë këtu Rusinë dhe Kinën.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha :

“Jemi duke negociuar me të gjithë ato shtete apo kompani distributore sikurse e përcakton dhe akti normativ i miratuar nga qeveria dhe që do të miratohet së shpejti dhe nga parlamenti, për të negociuar për vaksina të sigurta të certifikuara”,- tha Manastirliu në Përballë.

Sipas Manastirliut Shqipëria i ka kapacitetet për vaksinimin masiv të popullatës

“Shqipëria e ka kapacitetin për të realizuar me mijëra vaksinime në ditë”, – theksoi Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here