Google search engine

    Në 4 ditë 2664 mësues të vaksinuar me AstraZeneca, Manastirliu: Sot janë më të mbrojtur

    0
    228

    Deri më tani 2664 mësues janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca, pas një procesi të nisur që prej të shtunës.

    Ministrja shkruan se ata janë sot më të mbrojtur nga COVID-19 pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, ndërsa procesi po shtrihet në të gjithë vendin.

    “2664 mësues nga Kukësi, në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Lushnje, Korçë, janë sot më të mbrojtur nga COVID, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, teksa procesi po shtrihet në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.

    Por jo të gjithë mësuesit e planifikuar kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit. Dyshimet e ngritura mbi AstraZeneca-n dhe pezullimi në disa shtete të Europës kanë shkaktuar pasiguri edhe në Shqipëri.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here